Categories Lajme

Viti i ri akademik, pezullohen dy degë në Universitetin e Korçës

Sot ka nisur viti i ri akademik, ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

Në qytetin e Korçës dy programet e “Filozofi Sociologjisë” dhe “Ekonomiksit” të cilat nuk kanë asnjë student të regjistruar në Universitetin e Korçës, do të pezullohen, ndërkohë që senati akademik do të shqyrtojë rast pas rasti edhe disa programe të tjera të cilët kanë më pak se 10 studentë, për të vendosur nëse do të mbyllen ose jo.

Këtë vit në Korçë janë regjistruar për herë të parë 530 studentë.

“Shifra e regjistrimeve ka arritur në një shifër rekord nga ato që prisnim në mjaft programe që vitin e kaluar ishin të rrezikuara ndërsa sot janë në limitet e së përkryerës, pra të maksimales.

Natyrisht që në tregun e ashpër të arsimit të lartë, ka dhe programe që kanë më pak regjistrime, por kjo nuk i takon rektorit, është senati akademik që vendos nëse me numrin e regjistrimit deri në fund të raundit të dytë që përfundoi dje, do të vazhdojnë si programe apo do të pezullohen përkohësisht. Në dijeninë time janë dy programe që janë me minimum që është “Filozofi Sociologjisë” dhe Ekonomiksi”, ndërsa tek Shkencat e Natyrës, programet e Matematikës dhe Fizikës janë me shifra të ulëta.

Meqë këto programe janë të përafërta shumicën e leksioneve i zhvillojnë bashkë, natyrisht që ato mund të funksionojnë sepse kanë në përqindjen më të madhe 80-90% të programeve i kanë njëlloj”, është shprehur rektori Dhimitri Bello.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME