Categories Lajme

Vjen njoftimi i rëndësishëm për të gjithë shoferët

Pas pezullimit që nga janari i këtij viti, brenda muaj maji pritet të rifillojë kontrolli teknik i mjeteve. Drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhja konfirmon për Report TV se kolaudimi do të nisë brenda pak ditësh.

Gonxhja sqaron se kolaudimi do rifillojë fillimisht për 150 mijë mjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore. Pra për ato mjete që janë pa certifikatë të vlefshme pasi ju është refuzuar kolaudimi vjet, për mjetet e përdorura që janë regjistruar në vend pas datës 3 dhjetor 2020, si dhe për taksitë, autoshkollat apo ambulancat të cilat kanë plotësuar 12 muaj dhe duhet ti nënshtrohen kolaudimit.

Ndërkohë Gonxhja thotë se faza e dytë e kolaudimit do të fillojë për mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga DPSHTRR dhe në E-Albania.

Me ndryshimet që ka pësuar kodi rrugor janë përcaktuar edhe afatet e reja se kur një mjet do i nënshtrohet kontrollit teknik. Për shembull në rast se ka drejtues mjeti që ju skadon vlefshmëria e certifikatës më 1 qershor 2021 ata nuk do e kryejnë kolaudimin tani por në qershor të vitit 2022.

E njëjta gjë do të ndodh për të gjitha automjetet që ju skadon kolaudimi pas rifillimit të këtij procesi. Ndërsa po punohet edhe për udhëzimin përkatës që pritet të dalë në ditët në vijim për rifillimin e këtij procesi.

Ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan në seancën e fundit plenare, dhe tashmë pritet të dekretohen nga Presidenti Ilir Meta që të fillojë menjëherë zbatimi i ligjit. Në rast se presidenti nuk e dekreton ligjin, afati i rifillimit mund të zgjatet, pasi ligji kalon edhe një herë në komisionet parlamentare si dhe për rishikim apo rrëzim dekreti në seancë plenare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME