Lajme

Vjen reagimi ndaj situatës që i referohet qytetit të Vlorës

Aktorë dhe faktorë në qytetin e Vlorës në një reagim civil ,mbi situatën ,referuar qytetit të Vlorës.

Kreu i Dhomës së Tregëtisë,perfaqësues nga Shoqëria Civile dhe biznesi,kanë kërkuar mes thirrjeve të dalin kundër asaj çfarë i trumbetohet sot Vlorës. Kreu i Dhomës së Tregëtisë Arben Breshani,administratori i klubit Flamurtari si përfaqësues i biznesit Sinan Idrizi,por edhe Keti Dhimitri,pjesë e Shoqërisë Civile,kanë reaguar sot së bashku me një pjesë të Shoqërisë Civile në Vlorë,duke kërkuar të ndalen mbi të gjitha tek imazhi që kërkohet ti vishet sot qytetit të Vlorës.

Etiketuar si qyteti i problemeve të mëdha,reagimi civil ka ardhur në një moment,kur imazhi i Vlorës duhet të jetë totalisht ndryshe. Edhe pse nuk anashkalohen problematikat që ka sot qyteti i Vlorës,reagimi civil vjen në një moment kur qyteti bregdetar sipas tyre është një qytet,që përcjell besueshmëri dhe nevojë për një imazh ndryshe.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close