Categories Lajme

Vjosa Osmani betohet si presidente

Vjosa Osmani është betuar si presidente e Republikës së Republikës së Kosovës. Para deputetëve ajo tha se do t’i përkushtohet Kosovës.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore dhe qytetare, respektimit të mbrojtjes dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies. Me ndërgjegje dhe përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”.

Osmani mori në raundin e tretë 71 vota (nga 82) , teksa minumimi për t’u zgjedhur presidente në raundin e tretë ishte 61 vota. Në garën për president ishte dhe kandidati Nasuf Bejta.

Ish-kryetarja e Kuvendit është kështu presidentja e dytë grua pas Atifete Jahjagës. Më parë president të Kosovës kanë qenë Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.

Osmani, që garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me iniciatiën e saj “Guxo”, ishte personi më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 300 mijë e 788 vota.

Më 3 shkurt 2020, Vjosa Osmani u zgjodh Kryetarja e parë grua e Kuvendit të Kosovës derisa me 5 nëntor 2020 ajo u bë ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës në katër mandate, derisa ka udhëhequr me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Komisionin për Integrime Europiane dhe ka qenë Nënkryetare e Komisionit për Reformë Kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME