Categories Lajme

Vlerësimet për 7 marsin në Korçë, Meta: Të angazhohemi për të mos lejuar më që mësuesit dhe rinia jonë të braktisin atdheun

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh pas vlerësimit të disa mësuesve, edukatorëve e pedagogëve në Korçë me rastin e 7 marsit. Meta thotë se tashmë duhet angazhim dhe përpjekje për të mos lejuar më që mësuesit dhe rinia të braktisin atdheun. Ai shpreh mirënjohje për brezat e mësuesve shqiptarë që kanë dhënë edhe jetën e tyre për të mbrojtur gjuhën e arsimin shqip.
Statusi nga Ilir Meta Nga Korça, djepi i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës shqiptare, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me rastin e 7 Marsit, një buqetë të nderuar mësuesish, edukatorësh, pedagogësh e drejtuesish të paharruar të shkollave të këtij qyteti, që aq shumë kanë sakrifikuar për përhapjen e dritës së dijes dhe edukimit patriotik të rinisë.
Mirënjohje përjetë për të gjitha brezat e mësuesve shqiptarë, të cilët me vizion e patriotizëm dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip. Të angazhohemi së bashku për të bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar më, që mësuesit dhe rinia jonë e mrekullueshme të braktisin Atdheun, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurt, plot krenari dhe besim.
GËZUAR 7 MARSIN!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME