Categories Lajme, Turizëm

Vlora, destinacioni i 76 kroçerave turistike dhe 91 velierave në 10 muaj

Bregdeti i bukur i Vlorës me ujin e kristaltë dhe plazhet mahnitëse po tërheqë gjithnjë e më shumë turistët e huaj, që vizitojnë këtë qytet në çdo stinë. Gjatë 10 muajve të parë të vitit numri i velierave, kroçerave dhe jahteve turistike që janë ankoruar në portin e qytetit jugor bregdetar, ka shënuar një rritje të dukshme.

Drejtori i Portit të Vlorës, Adi Malaj, tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor në portin e Vlorës kanë ardhur 91 veliera dhe 76 kroçera, jahte dhe katamarane”. “Vitet e fundit Porti i Vlorës është bërë pjesë e axhendës turistike të Mesdheut, gjë që argumentohet edhe me kërkesat në rritje të turistëve të kësaj kategorie”, – theksoi Malaj.

Sipas tij, përmirësimi i infrastrukturës portuale, asaj të qytetit dhe standardet e duhura të shërbimeve dhe të sigurisë, janë disa nga faktorët që kanë nxitur dhe rritur interesin e turistëve të kësaj kategorie të vijnë në Vlorë, për të kaluar orë pushimi në qytet.

Në axhendën e qëndrimit të turistëve që mbërrijnë në Vlorë me jahte, përfshihen shëtitje në qytet, vizita në objekte dhe vende të ndryshme historike,si Apolonia, Ardenica, etj.
Ata ndalen edhe në baret dhe restorantet përgjatë “Lungomares”, që është tashmë hapësira e preferuar e vizitorëve të huaj. Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME