Categories Kulture, Lajme, Politike, Turizëm

Vlora përgatitet për 107-vjetorin e Pavarësisë/ Paketa turistike për të tërhequr turistë nga e gjithë bota (Foto/Video)

Vlora është drejt fundit të përgatitjeve për festimet e 28-29 nëntorit në prag të 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndryshe nga vitet e tjera bizneset e qytetit këtë vit kanë krijuar paketa turistike enkas për festimet që të tërheqin shqiptarë dhe turistë nga e gjithë bota.

Qyteti simbol i Pavarësisë së vendit Vlora ka nisur përgatitjet për 28-29 nëntorin me aktivitete nga më të ndryshmet. Bashkia Vlorë bën të ditur kalendarin e aktiviteteve që synojnë të mbledhin shqiptarët nga i gjithë vendi dhe diaspora Kreu i operatoreve turistike per jugun e vendit thekson se per here te pare te gjithe operatoret turistike të Vlorës do të ofrojnë paketa të leverdisshme për festimet e 107-vjetorit të Pavarësisë.

“Jemi duke organizuar aktivitete të ndryshme në qytet siç janë muzetë e qytetit, galeria…Por ajo që dua të përmend më shumë , aktivittei më i madh që do të kulmojë në Vlorë është në 28 Nëntor , ku siç e shikoni në bulevardin Ismail Qemali do të kemi një koncert të madh”, deklaron Iliana Paparizo, këshilltare për turizmin, Bashkia Vlorë.

“Vlorë është qyteti ku të gjithë duhet të festojmë, të gjithë operatorët turistikë bashkarisht, është hera e parë q ëne kemi dalë të gjithë bashkë me një ofertë e cila është e njëjtë për të gjitha subjektete Vlorës, pra të gjithë ata turistë apo klientë që duan të vijnë ta festojnë pavarësinë në Vlorë , kanë  një çmim të caktuar në të gjitha hotelet”, shprehet Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve Turistikë për Jugun. Qyteti simbol i Pavarësisë Vlora është drejt fazës së fundit përgatitore për të festuar 107-vjetorin e Pavarësisë ku pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve kudo që ndodhen.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME