DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me motomjetin që ky shtetas e drejtonte pa targën dhe dokumentacionin përkatës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Sh. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
