Categories Lajme

Vlorë/ Detaje të reja nga lajmi i anijes në Karaburun (Foto)

Në orët e pata të mëngjesit të sotëm anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit. Ekuipazhi me 5 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det. Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe policia Kufitare. Në njoftimin e Policisë thuhet se “mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.

Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve.” Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj.

Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Ndërsa drejtoria e Përgjithshme Detare është njoftuar nga një anije tjetër për akostimin e anijes turistike në gadishullin e Karaburunit.

“Sot në orën 05:51 Kapiteneria e Portit Vlorë u njoftua nga kapiteni anijes A/T ‘Black Pearl’ se anija turistike ‘Aquamarine’ ishte përfshirë në flakë të mëdha në largësi e cila ndodhej e akostuar në plazhin e Dhim Kushtes në Karaburun. Në orën 05:55,  u kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE dhe pronarin dhe konfirmuam se rreth orës 03:45, anija është përfshirë nga flakët si pasojë e një mase elektrike. Përfshirja e anijes në flakë ka qenë e menjëhershme dhe s’kanë pasur kohë të merrnin masa për fikjen e zjarrit dhe janë hedhur në det të gjithë personat. 5 persona në bord kanë dalë në breg pa lëndime, vetëm dëme materiale.

Në orën 05:59 u njoftua Kapiteni i Portit për gjithë situatën e ndodhur deri në atë moment. Në 06:05 u komunikua me QNOD e cila ishte në dijeni për ngjarjen dhe kishte marrë njoftim nga Policia Kufitare. Në bord gjendeshin rreth 230 litra naftë, të cilat u dogjën totalisht gjatë procesit të flakëve”, thuhet në reagim. Drejtoria kërkon nga Regjistri Detar Shqiptar si organi kontrollues dhe certifikues i anijeve që të marrin masa dhe të jenë të rreptë në inspektimet dhe certifikimet e anijeve dhe standardet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME