Categories Lajme

Vlorë, disa të shoqëruar për vepra të ndryshme penale, detaje

DVP Vlorë, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi, më datë 18.05.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. M., 70 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, se persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e tij dhe i kishin marrë një shumë parash, 3 aparate celularë, si dhe një objekt dekorativ.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. H., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma e parave, 3 aparatet celularë, si dhe objekti dekorativ. Punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të shtetasit A. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin H. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm'”, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në zonën e quajtur “Vaskat e peshkut”, në fshatin Tragjas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 69 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi, nga shërbimet e Policisë u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME