Vlorë, P lagosi me a rmë gjahu 55-vjeçarin, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet një a rmë gjahu çifte.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, është p lagosur me a rmë gjahu shtetasi Viktor Hyso 55-vjeç , menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sotir Gjonçari nga Vlora , 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një k onflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka p lagosur me a rmë g jahu çifte, shtetasin Viktor Hyson , 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë r rezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua a rma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje). Shtetasi S. Gj., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale h etimore.