Categories Lajme

Vlorë, Kurset profesionale, mbi 550 persona në kërkim të zanatit të preferuar

Kërkesat për kurse profesionale për të marrë një zanat shtohen dita-ditës. Në Drejtorinë e Formimit Profesional në qytetin e Vlorës ndodhen salla të posaçme për profesione si kuzhinier, elektricist, mekanik, parukiere, berber apo dhe web design. Çdo ditë, kursantë të moshave nga 20 deri në 50-vjeç trajnohen për të marrë zanatin e preferuar.

Numri i kursantëve që ndjekin kurset profesionale në këtë qendër është 551. Kërkesat më të larta janë për kurset e kuzhinës, për arsye të kërkesave të tregut të punës në qytetin në bregdetar.

“Jemi të fokusuar te gama e hoteleri-turizmit, sidomos në pjesën e restoracionit. Më të kërkuara si kurse janë ato të kuzhinës, pastiçerisë, picajol dhe banakier, pasi edhe kërkesat për punësim janë më të larta në këtë drejtim, kryesisht kursi i kuzhinës ka frekuentimin më të lartë, por edhe punësimin më të lartë.

Vitin e fundit kemi nisur edhe kurset e teknologjisë së informacionit si web design dhe kemi pasur regjistrime të shumta, sidomos nga të rinjtë, pasi ofron mundësi shumë të mira punësimi”, thotë Klajdi Myzaferaj, drejtor i Formimit Profesional Vlorë.

Në kursin e kuzhinës gjetëm kursantë të moshave të ndryshme dhe nga vende të ndryshme, të cilat kërkojnë të marrin një profesion që do i ndihmojë të integrohen në tregun e punës.

“Kam një muaj e gjysmë që ndjek kursin e kuzhinën dhe vij nga Frankfurti, Gjermani. Kam ardhur apostafat të ndjek kursin e gjuhës dhe kuzhinës, sepse na duhet një certifikatë që kemi mbaruar një kurs kuzhine që të mund të punojmë jashtë shtetit”, shprehet Majlinda Luzi.

“Kam dhjetë vite që jetoj në Greqi dhe punoj në një restorant. Atje lindi ideja që të kem mundësi të punoj në kuzhinë  dhe kështu erdha në Shqipëri të ndjek kursin dhe të marr një certifikatë. Do përfundoj kursin dhe do kthehem prapë në punën time në Greqi”, tregon Aleksandër Nimini.

Instruktorja e kursit të kuzhinës, Shaqe Nelaj tha se kërkesat përfshijnë të gjitha moshat.

“Mosha mesatare është 40 vjeç, në fakt sapo mbarojnë gjimnazin janë të interesuar për kursin e kuzhinës, por së fundmi kemi goxha kërkesa edhe për pastiçerinë. Po kursi më i frekuentuar mbetet kuzhina, pasi edhe punësimi është i menjëhershëm”, thotë znj. Nelaj.

Në kursin e web design të rinjtë studentë apo gjimnazistë shprehen se për ta është një mundësi e mirë për punësim jashtë vendit.

“Kam një muaj qe ndjek kursin dhe do vijoj. Me pëlqen, është një kurs interesant. Jam në shkollë të mesme për informatikë. E kam zgjedhur se është diçka ndryshe nga profesionet e tjera”, thotë një i ri.

Në Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë, një kurs i rëndësishëm është edhe ai i udhërrëfyesit turistik i cili me nisjen e pandemisë pati një lloj frenimi, por mbetet gjithsesi një kurs i shumëkërkuar nga të rinjtë..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME