Categories Lajme

Vlorë/ Një person dëmton kutitë e shpërndarjes të një kompanie interneti (Video)

Një person ende i paidentifikuar, prej një jave ka nisur të dëmtojë kutitë e shpërndarjes së fibrës optike të një kompanie interneti në qytetin Vlorës (NISATEL). Personi i cili di vendndodhjen, prej një jave, shfaqet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit në pika të ndryshme të qytetit. Personi duket i zanatit pasi e di mirë cfarë dëmton, duke dëmtuar sistemin e fibrave.

Policia ka nisur të marrë në pyetje disa persona. Dëmet e shkaktuara ,bëhen vetëm te e njëjta kompani ndërsa individi pasi kryen dëmtimin, largohet i qetë. Vetë kompania ka vendosur një shpërblim për këdo që jep informacione mbi identitetin e autorit.

Postimi i plotë:

Prej disa ditësh, një person i paidentifikuar po dëmton qëllimisht kutit tona të internetit në pika të ndryshme të qytetit. Ekipet tona riparojnë difektin brenda disa minutave me qëllim që qytetarët mos të cënohen aspak nga kjo situatë. Personi është kallëzuar në komisariatin e Policisë së Vlorës për “Akte Terroriste” pasi sipas dhe AKEP, këto dëmtime hyjnë tek veprimtaritë terroriste pasi godet sherbime publike të rëndësisë së vecantë.

Për këdo që ka informacion mbi autorin e këtyre dëmtimeve e ftojmë të kontaktoj në numrin e telefonit: +355 68 409 3903 kundrejt një shpërblimi dhe duke ruajtur anonimatin. Rritja e numrit të abonentëve për shkak të ofrimit të internetit me shpejtësinë më të lartë me çmimet më të mira, nuk do të ndalet nga asnjë keqbërës, pasi tashmë në Nisatel jemi një familje e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME