
Vlora regjistroi këtë të enjte 5 raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një farmacisteje për të cilin po zhvillohet hetimi epidemiologjik se ku është infektuar, dy të moshuar që janë raste kontakti të një familjari të tyre të infektuar më herët, 1 familjar i një gruaje në fasoneri dhe 1 kontakt i rasteve të mëparshëm.
Në total, Vlora ka 110 raste aktive me Covid. Në Fier, 2 rastet janë të vatres së re në Patos, burri i gruas 50 vjeçare dhe nusja e djalit. Nga 4 persona në këtë familje, vetëm mbesa është negative. Dyshohet se infeksioni është marrë nga nusja që shoqëroi të atin në QSUT i shtruar para disa ditësh atje. Nusja ndërkohë është infermiere në urgjencën e spitalit të Fierit, por ka qenë me leje për shkak të sëmundjes së të atit.
Ndërkohë në Lushnje 4 rastet e sotme janë dy nga vatrat e njohura tashmë dhe dy raste të reja. Në rang vendi, në 24 orët e fundit raportohen 3 humbje jete dhe 82 raste të reja me Covid. Ndërsa në spital po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive.