Categories Lajme

Vlorë, Po hetohet ku u infektua burri i farmacistes…

Vlora regjistroi këtë të enjte 5 raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një farmacisteje për të cilin po zhvillohet hetimi epidemiologjik  se ku është infektuar, dy të moshuar që janë raste kontakti të një familjari të tyre të infektuar më herët, 1 familjar i një gruaje në fasoneri  dhe 1 kontakt i rasteve të mëparshëm.

Në total, Vlora ka 110 raste aktive me Covid. Në Fier, 2 rastet janë të vatres së re në Patos, burri i gruas 50 vjeçare dhe nusja e djalit. Nga 4 persona në këtë familje, vetëm mbesa është negative. Dyshohet se infeksioni është marrë nga nusja që shoqëroi të atin në QSUT i shtruar para disa ditësh atje. Nusja ndërkohë është infermiere në urgjencën e spitalit të Fierit, por ka qenë me leje për shkak të sëmundjes së të atit.

Ndërkohë në Lushnje 4 rastet e sotme janë dy nga vatrat e njohura tashmë dhe dy raste të reja. Në rang vendi, në 24 orët e fundit raportohen 3 humbje jete dhe  82 raste të reja me Covid. Ndërsa në spital po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME