Categories Lajme

Vlorë, Situata nga Coronavirusi/ “Më shumë propagandë mediatike sesa masa konkrete”

Më shumë propagandë mediatike sesa masa konkrete! Qytetarët janë në panik, kurse qeveria vazhdon të fsheh realitetin! Ky është realiteti në Vlorë përsa i përket situatës së krijuar në qytet nga rreziku i prekjes nga Coronavirusi. Sistemi Shëndetësor nuk ka kushtet e duhura për ta përballuar “Coronavirusin”. Nuk ka masat më elementare: maska, doreza, dezinfektantët… Në të tilla kushte, qytetarët e Vlorës e kanë humbur besimin te Sistemi Shëndetësorë. Informacionet më të fundit konfirmojnë për një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që shfaqin simptomat e gripit. Ndërkohë edhe më i madh është numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të trajtohen në kushte shtëpie.

Mungesa të mëdha janë rregjistruar edhe në shkolla dhe universitete. Kontrolli në vendkalimin kufitar të Portit, ofron vetëm matjen e temperaturës me termometër termik (masë e pamjaftueshme kjo për diagnostikim), dhe një formular të plotësuar vetëm me gjeneralitet e udhëtarëve, pa asnjë të dhënë për ecurinë epidemiologjike të tyre. Jashtë propagandës zyrtare, shumë qytetarë deklarohen se nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli mjekësor, duke shtuar se situata në port është jashtë kontrollit dhe në shkrehje të plotë. Situata rëndohet edhe më tepër kur mëson se në portin detar të Vlorës vazhdojnë të vijnë udhëtare nga Italia, nga zona konkretisht të përcaktuara si zona me risk të lartë nga shteti Italian.

Përballë një realiteti të tillë në Vlorë, e në të gjithë Shqipërinë, propaganda qeveritare me të gjitha përpjekjet e saj për të fituar terren tek qytetarët, nuk mundet të mbizotërojë mbi realitetin e munguar në pengimin i hyrjes së virusit, kufizimin i përhapjes së tij në qoftë se arrin të depërtojë, apo edhe në luftën për trajtimin e komplikacioneve. Coronavirusi pranë dyerve tona…! Partia Demokratike Vlorë, i bën thirrje Strukturave Shëndetësore, të veprojnë urgjentisht, me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME