Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: -Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij; -G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka dëmtuar me sende të forta, për motive të dobëta, automjetin e shtetasit Xh. A.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Himarë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME