Categories Lajme

Vlorë / Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë / Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasit Aleksandër Ajazi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 11.11.2019, e ka dënuar me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 2 muaj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u ndalua shtetasi G. Gj., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. Ç., 31 vjeçe, se vajza e saj e mitur, 13 vjeçe, me dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçarin.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. B., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur struktura të jashtme të dritareve të një objekti kulti, në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME