DVP Vlorë/Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Sarandë a rrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit K. D., banues në fshatin Çukë, Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasit: K. P., banues në Lukovë, D. L., banues në Sarandë dhe A. B., banues në Borsh, pasi shtetasi P. P., banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën si funksionarë në Njësinë Administrative Lukovë, duke falsifikuar disa dokumente.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht shtetasin V. Q., 68 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, për veprën p enale “Tr afikimi i mjeteve motorike”, sepse dyshohet se ka trafikuar një mjet që rezulton i vjedhur në Belgjikë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Informacion paraprak ,Paraditen e sotme, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. D., 76 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.