Categories Lajme

‘Vol-Vo 4’, kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, i cili ishte shpallur në kërkim. Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Emanuel Gjura, 32 vjeç, banues në Lezhë.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” “Falsifikim i dokumenteve” “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” dhe “Shpërdorim i tokës”. Ky shtetas, dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL- VO, në tetor 2018. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME