Categories Lajme

Voltana Ademi paditet nga Këshilli Bashkiak (ARSYEJA)

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është paditur nga Këshilli Bashkiak në Shkodër për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak. Këshilli Bashkiak pretendon se Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Voltana Ademi rezultoi e infektuar me koronavirus duke thënë se kishte pak kollë dhe temperaturë. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME