Categories Lajme

VIDEO\ Vranë duke torturuar Ilia Karelin, gjykata greke mëshiron gardianët e burgut

Gjykata e Apelit të Selanikut ka lehtësuar 12 gardianët e burgurt të Nigritës të dënuar më herët me nga 5 deri 7 vite burg për vrasje përmes torturës së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli. Vendimi është marrë mesditën e sotme sipas mediave greke, ku gjykata i ka gjetur ata fajtorë për ngjarjen, por të gjithë do të bëjnë nga 3 vite burg.

Gjykata vendosi kështu duke marrë parasysh raportet e administratës së burgut për sjellje të mirë të gardianëve të dënuar, gjë që bëri që ajo të prishte vendimet nga nga 5 deri 7 vite burg për secilin prej tyre pasi u gjetën fajtorë për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar Ilia Kareli .

Një i dënuar i 13, pikërisht roja i jashtëm i burgut, i dënuar më herët me tre vite burg, tani thjesht do të jetë i pezulluar nga puna me akuzën e “cënimit të dinjitetit të administratës së burgjeve”.

Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nbga Malandrino.

Kamerat e sigurisë fiksuan gjithçka bënë gardianët e burgut, të cilët përmes torturave i shkaktuan vdekjen shqiptarit të dënuar. Pamjet shkaktuan reagime të forta në Shqipëri, megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për Apelin e Selanikut që t’i marrë me të mirë gardianët torturues deri në vdekje duke i bërë ata që të gëzojnë lirinë shumë shpejt.

Ky është rasti i radhës ku drejtësia greke operon me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve, pasi ka qindra të dënuar shqiptarë që po bëjnë nga 15-20 vite burg në Greqi vetëm se janë kapur me disa gram lëndë narkotike në makina apo trup, ndërkohë që 12 persona, të vërtetuar se ishin fajtorë për tortura deri në vdekje të një të burgosuri, të fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë, mëshirohen me vetëm 3 vite b urg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME