Categories Lajme

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, avokati i një prej autorëve: Fajtore e gjithë shoqëria

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lënë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh. Pas vendimit të Gjykatës ka folur avokati i njërit prej të miturve. Oligert Kume, avokati i Xhonatan Çekrezit, në një prononcim për mediat u shpreh se fajtor për ngjarje të tilla është e gjithë shoqëria.

Sakaq tha se duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore. Ai ka thënë se është i autorizuar nga prindërit e 15-vjeçarit për të dhënë një deklaratë. Ata janë solidarizuar me dhimbjen e prindërve të viktimës dhe i urojnë shërim sa më të shpejtë të plagosurit.

“Falënderoj median për interesin e treguar. Sot u zhvillua seanca gjyqësore për masën e sigurisë për katër të miturit. Unë mbuloj Xhonatan Cekrezin, dhe jam i autorizuar nga prindërit e të miturit për të dhënë deklaratë. Solidarizohem jo vetëm si qytetar dhe avokat me dhimbjen e të miturit që nuk jeton më. I uroj shërim të shpejtë të plagosurit, në të njëjtën kohë nga ana juaj si media duhet të përcillni lajme me interes publik. Për mua, fajtor është e gjithë shoqëria. Do duhet të ndërgjegjësojmë komunitetin ku ne jetojmë. Duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore. E tërë shoqëria shqiptare është fajtore, çka do të thotë se media duhet të vijojë në përcjellën e lajmeve me interes publik. Për sigurinë e fëmijëve tanë. Doreza, thika shiten online”, u shpreh avokati Kume.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 16 maj para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME