Categories Lajme

Vrasja e dy shqiptarëve në Basel, Prokuroria njofton arrestimin e autorit të dyshuar: Është nga Shqipëria

Prokuroria Publike e Bazelit njofton se ka arrestuar një person si autor të dyshuar të vrasjes së dy shqiptarëve  28 dhe 39 vjeçar me shtetësi shqiptare, ndërsa edhe i plagosuri ishte 24 vjeçari  shqiptar ngjarja ndodhi në mars të vitit 2021. Ai është një shtetas nga Shqipëria por identiteti nuk është bërë publik ende. Kërkimet vazhdojnë edhe për një autor të dytë i cili dyshohet se është po shqiptar.

I dyshuari është 41 vjeçar dhe Gjykata e Apelit ka urdhëruar paraburgim prej tre muajsh.

Komisioni special i Policisë së Bazelit ka marrë në pyetje një numër të madh njerëzish lidhur me rastin dhe ka siguruar e vlerësuar gjurmët. Sipas saj ende nuk mund të përfundohet me siguri nëse motiv i vrasjeve ka qenë droga ose jo. Më 9 mars, rreth orës 20.15 në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit.

Prokuroria ka ndërtuar ngjarjen dhe sipas saj, dy persona meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë. Më pas ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar. Lokali është frekuentuar më shumë nga shqiptarët. Personi i p lagosur rëndë, pasi që është lëshuar nga spitali, është kthyer në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME