Categories Lajme

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Gazetari: Autorët ndërruan targën e makinës pranë vendngjarjes

Gazetari i kronikës Elton Qyno ka folur mbi lidhjen e autorëve të dyshuar për vrasjes e Jurgen Kurtit me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ata janë zbuluar për shkak se kanë ndaluar pranë vendngjarjes për të ndërruar targën e automjetit.

“Që të katërt janë nga zona e Fierit dhe Patosit. Pothuajse janë në të  njëjtën moshë. Alesio Berberi ka në Fier një pikë që shet makina. Ka hsitur një AUDI te Klodian Bame. Kontratën e ka bërë Olsi Qalliaj. Megjithëse e kanë shitur makinën vetë Olsi e ka përdorur makinën disa herë. Olsi Qalliaj thotë se e ka përdorur makinën edhe një javë para se të kryej vrasja.

Nga pamjet filmike përpara ngjarjes rezulton se Alesio, Olsi dhe Klodian kanë qenë bashkë në zonë para se të vritej Jurgen Kurti. Kanë ndjekur veprimet e viktimës me të njëjtin automjet që ja kanë shitur Klodian Bames.

Audi ka qendruar diku në një rrugicë pranë zonës ku është bërë vrasja dhe Klodian Bane ka zbritur dhe ka ndërruar targën e makinës me të cilën ata kanë lëvizur.

Nga ndryshimi i targave është krijuar bindja që këta persona janë autorë të ngjarjes.

Duke qenë se Alesio Berberi është tregtar makinash dhe dyshimet janë se duke qenë se Jurgen Kurti është përdorues i makinave të shtrenjta, ata mund të kenë pasur konflikte lidhur mbi pazare të pambyllura”, tha Qyno.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME