Categories Lajme

Vrau 43-vjeçarin, pendohet autori: Kërkoj falje, më mirë të kisha vdekur vetë

Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 43-vjecari Jorgo alias Genti Golemi, i cili dy ditë me parë vrau me thike 43-vjeçarin Kledi Koka në shëtitoren e Sarandës.

Sipas hetimeve, shkak i ngjarjes u bë në sherr i ndodhur pak minuta para vrasjes mes Golemit e Kokës. Këta të fundit ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit.

Më pas Koka e ka goditur Golemin me sende të forta duke e gjakosur. Pak minuta më pas, Golemi me një thike e ka qëlluar 43-vjeçarin një herë të vetme në shpinë.

Për shkak të hemoragjisë së madhe ne mushkri, ai ndërroi jetë gjatë operacionit në spitalin e Sarandes. I mbrojtur nga një avokat i ardhur nga Tirana, Golemi ështeë shprehur i penduar sot para trupit gjykues të kryesuar nga Fatmir Ndreu.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë sesa shoku im. E kisha shok dhe mik”, mëoshet të ketë thënë ai.

Ne fund të seancës, prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar si masë “Arrest në burg”, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME