Categories Lajme

Vrau babanë duke i vënë tritol në bombolën e gazit, lihet në burg 23-vjeçari

Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli të riun Mato Gllucaj i cili vrau babin e tij duke i vendosur një sasi eksplozivi brenda sobës së gazit.

Gjatë seancës gjyqësore, që u zhvillua me dyer të mbyllura, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 23-vjeçarit, pas kërkesës së Prokurorisë.

Në dëshminë në sallën e gjyqit, ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në deklaratën e dhënë për Policinë, ku ka pretenduar se e kreu krimin pasi babai e dhunonte vazhdimisht dhe e ka nxjerrë disa herë nga shtëpia.

Por, 23-vjeçari nuk ka treguar se ku i ka gjetur sasinë e municioneve që iu gjet në banesë.

Hakmarrja ndaj babait

Mato Gllucaj dyshohet se si shenjë hakmarrje ndaj dhunës së vazhdueshme që i ati ushtronte, planifikoi vrasjen e tij.

23-vjeçari akuzohet se i vendosi një sasi eksplozivi në sobën me gaz dhe shpërthimi i lëndës plasëses ishte fatale për jetën e babait të tij.

Fillimisht u dyshua se ngjarja e ditës së djeshme (1 shtator) ndodhi aksidentalisht nga plasja e sobës së gazit, por u zbulua se gjithçka ishte planifikuar nga i biri.

“23-vjeçari dyshohet se për shkak  të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari”, raportoi policia ditën e sotme (2 shtator).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjarri pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME