Categories Lajme

Vrau bashkëjetuesen dhe veten, nëna e 26-vjeçarit: Shpirti i mamit, çfarë ndodhi

Duke thirr emrin e tij, mbërriti në vendin e ngjarjes nëna e  26-vjeçarit Klinton Pire, i cili mbrëmjen e sotme vrau me thikë të dashurën e tij 31-vjeçaren nga Gana, Jaësackie Jaboah dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku sot kishte marrë me qira një apartament.

E tronditur dhe me lotë në sy nëna e 26-vjeçarit e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe teksa thërret emrin e djallit dëgjiohet duke thënë “O shpirt i mamit çfarë ndodhi”.

Mësohet se i riu me origjinë nga Dibra jetonte në Laprakë bashkë me familjen e tij. Por kohët e fundit ishte zhvendosur në Angli dhe një muaj e gjysmë më parë kishte ardhur sërish në Shqipëri.

31-vjeçarja është qëlluar disa herë me thikë, por kishte mundur të zbriste deri në katin e parë për të kërkuar ndihmë. I riu ka zbritur njëherë në këmbë dhe më pas ka shkuar sërish në banesën e marrë me qira dhe është hedhur nga dritarja.

Nga ana tjetër mësohet se në banesë nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme, përveç çantës me rroba, pasi e reja kishte ardhur sot në Shqipëri./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME