Eshtë vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë në Lushnjë Kastriot Hasalla i cili ishte shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e kushëririt Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të v iktimës dhe dy vëllezërve të tij. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Garunjas të Lushnjes.
Dy familjet ishin në k onflikt prej kohësh për një tokë buqësore. Hapësirë toke kjo ku v iktima së bashku me vëllezërit e tij kishin mbjellë ullinj, por që vitet e fundit ishte kundërshtuar nga kushërinjtë, të cilët pretendonin pronësinë.