Categories Lajme

Vrau në Durrës rojen e lokalit, kapet pas 25 vitesh në Gjermani Marlen Toma

Ka rënë në prangat e Policisë Gjermane një 45-vjeccar shqiptar i dënuar me 15 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasin Marlen Tome (Toma), i cili në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e përbashkëta me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët gjermanë, i koduar “Second”.

Kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një 45-vjeçar shqiptar i kërkuar prej vitesh.

45-vjeçari, i dënuar me 15 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje.

Në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë gjermane, falë sigurimit të informacionit përmes inteligjencës informative dhe shkëmbimit të tij në kohë reale mes dy palëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, Policia gjermane kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

Marlen Tome (Toma), 45 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME