Categories Lajme

Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shqiptari kërkon ulje dënimi

Një 59 vjeçar shqiptar në Australi që dy vite me parë ka vrarë vajzën e tij dhe burrin e saj në shtëpinë e çiftit ka kërkuar ulje të dënimit.

Mediat e huaja shkruajnë se Osman Shaptafaj u dënua me dy burgime të përjetshme pasi u deklarua fajtor për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, 29 vjeç, në shkurt të vitit të kaluar, me një periudhë pa lirim me kusht prej 35 vitesh.

Në Gjykatën e Apelit në Melburn, avokati i Shaptafajt, Rishi Nathwani, argumentoi se klienti i tij kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij, paaftësisë dhe ndikimit të një dënimi me burg gjatë Covid-19.

Ndërkohë kërkesa e tij për një dënim më të shkurtuar është refuzuar nga Apeli. Ndërkohë kujtojmë se 59 vjeçari i kreu vrasjen, pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia dhe qëndroi duke i zënë pritë çiftit në shtëpinë e tyre në Yarraville pikërisht në natën e Vitit të Ri 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME