Categories Lajme, Politike

Xhafaj reagon sërish pas dorëheqjes

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Fatmir Xhafaj ka reaguar për operacionin policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve”, që siç shkruan u idealizua dhe u realizua  në këto dy muaj dhe nuk është show a betejë por sipas tij është një përballje reale me krimin.

“Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor💪.

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë. Daullexhinjtë avazin.“- shkruan Xhafaj në Twitter.

Më herët drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka në një deklaratë për mediat ka bërë me dije detaje nga operacioni “Ndëshkimi i të fortëve”.

Në një dalje për mediat Loka tha se “Brenda kësaj jave janë arrestuar 54 persona, të identifikuar me precedentë kriminalë apo si prishës të rendit, të konsideruar si “Të fortë’, arrestimi i tyre është bërë për armëmbajtje pa leje apo se janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar”.

Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona në kontrollet proaktive në territor”, u shpreh më tej Loka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME