Categories Lajme

Zbardhen tre emrat që ka propozuar PS për kreun e KQZ-së, PD s’kualifikon ish ministrin e saj

Është mbledhur Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e 12 antërëve të KQZ-së së re pasditen e sotme. Partia Socialiste ka propozuar për kryekomisioner Ilirjan Celibashi, Bledar Skënderajn dhe Ilir Rusmajlin. Ndërkohë Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn. Oerd Bylykbashi s’kualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike. Komisioni është zhvilluar me dyer të mbyllura, në orën 18:00 dhe mbledhja ka zgjatur 30 minuta.

Kuvendi do të zgjedhë ditën e hënë kreun e ri të KQZ-së për 7 vitet e ardhshme mes Myslymajt dhe Celibashit. PS-ja i skualifikon PD-së Hysen Osmanin, në votim të hënën shkon Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimali për numrin dy të KQZ-së për 4 vitet e ardhshme, që do të ketë një detyrë të veçantë, përgatitjen e procesit të identifikimit biometrik.

Për KAS-in propozohen nga PS-ja Ervin Lako, Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, Ledio Braho dhe Elvis Cefa nga PD. Për Këshillin Rregullator nga PS-ja propozohet që kryetare të jetë Ilirjana Nano, ndërsa anëtarë Dritan Çaka dhe Odeta Berberi, nga opozita anëtarë do të jenë, Helga Vukaj e PD dhe nga LSI Muharrem Cakaj.

Deklarata e plotë: Në respekt të marrëveshjes politike të 5 Qershorit dhe në zbatim të dispozitave kalimtare të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të pranishëm në mbledhjen e pasdites së sotme ishin: Kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku, përfaqësues të Pakices Parlamentare; si dhe z. Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Neni 183 i Kodit Zgjedhor për formimin kalimtar të organeve drejtuese dhe administratës zgjedhore përcakton se Komisioni Parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Në zbatim të këtij përcaktimi, Komisioni përzgjodhi emrat: 1. Ilirjan Celibashi 2. Ilirjan Rusmali 3. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të dispozitave ligjore, i dërguari i posaçëm pranë komisionit z.Bylykbashi eleminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Z. Ilirjan Rusmali.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve: 1. Ilirjan Celibashi 2. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të procedurës, z.Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit për komisionerin. 1.Lealba Pelingu 2. Agron Haxhimihali 3. Hysen Osmanaj

Komisioni, me votim eleminoi njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të z. Hysen Osmanaj. Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e nënkomisionerit: 1. Lealba Pelingu 2. Agron Haxhimihali

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit Rregullator zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit Rregullator: 1. Ilirjana Nano 2. Dritan Çaka 3. Odeta Berberi 4. Muharrem Çakaj 5. Helga Vukaj

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve:

  1. Ilirjan Rusmali 2. Elvin Lako 3. Koli Bele 4. Elvis Çefa 5. Ledio Braho

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME