Lajme

Zbardhet dinamika si u vodh “Audi” luksoz në autostradë: Dy të rinjtë nga Vlora ndaluan për të pirë cigare, dy persona me armë iu afruan dhe….

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me armë e “Audit” luksoz në autostradën Tiranë Durrës. Burime  bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:35 minuta pranë një kolegji mësimor.

Grabitja ka ndodhur teksa dy personat që po lëviznin me makinën luksoze nga Vlora drejt kryeqytetit ndaluan për të pirë një cigare në anë të rrugës. Në atë moment dy persona të armatosur me pistoleta me kapele dhe maska Covidi kanë ardhur në drejtim të tyre me një makinë BMË me targa italiane.

Pasi i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe i kanë kërcënuar, autorët kanë mundur të marrin çelësat e Audit, luksoz dhe të largohen. Dy të rinjtë nga Vlora kanë bërë kallëzim për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijon punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close