Lajme

Zbardhet vrasja e Edmond Papës, prangoset 30-vjeçari nga Këlcyra, në kërkim bashkëautori i krimit

Një 30-vjeçar i identifikuar si Albano Velo është arrestuar si autori i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Ndërkohë është shapllur në kërkim bashkëautori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit pranë një lokali.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Audi” të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit: A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Edmond Papa, 49 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës. Ndaj tij u zbrazën 9 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend.

Papa ishte dënuar më herët në shtetin fqinj të Greqisë për trafikun e lëndëve narkotike.

Pista kryesore e ngritur që në nisje të hetimeve ka qenë ajo e një konflikti të mundshëm mes Papës dhe personave të tjerë për trafikun e drogës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close