Categories Lajme

Zbulohet pasaporta kosovare e Ervis Martinajt me emrin Admir Koca

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se biznesmeni Ervis Martinaj, i arrestuar për përplasjen me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe i plagosur ai së bashku me Eljon Haton, disponon edhe një pasaportë me emër tjetër të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, sipas Prokurorisë, ekziston rreziku që Martinaj të arratiset jashtë vendit, në rast se Gjykata vendos një masë shtrënguese sigurimi më të lehtë se arresti me burg. Kështu, në kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg”, Prokuroria thotë se Martinaj ka lëvizur jashtë vendit me këtë pasaportë dhe ka dyshime se ajo mund të jetë falsifikuar nga vetë i hetuari, që gjendet në masën e “arrestit me burg” me afat.

“Nga veprimet e kryera deri në këtë moment procedural, ka dyshime të bazuara në akte se shtetasi Ervis Martinaj është i pajisur me një tjetër pasaportë si shtetas kosovar me emrin Admir Koca. Pas komunikimit me njësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit për verifikim, ka rezultuar se shtetasi Ervis Martinaj, disponon një tjetër pasaportë me identitetin Admir Koca, të cilën e ka përdorur edhe për të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Dokumentohet në këtë mënyrë qartazi rreziku i ikjes se shtetasit Ervis Martinaj”.

Më tej, Prokuroria e Tiranës thotë se ka dërguar në Kosovë një letërporosi, pasi dyshohet se Martinaj ka kryer edhe veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, Prokuroria kërkon nga Kosova që të administrojë:

“Një kopje të njehsuar dhe të plotë të praktikës për aplikimin dhe pajisjen me pasaportë të Republikës së Kosovës të shtetasit me gjeneralitete: Admir Koca; Variant të printuar dhe/ose elektronik të gjurmëve daktiloskopike (figurat papilare të gishtave dhe pëllëmbëve të duarve) të dhëna nga personi që ka aplikuar për pajisjen me pasaportën; Informacion mbi të gjitha hyrje dhe daljet në territorin e Republikës së Kosovës të shtetasit me identitet Admir Koca. Mbi të dhënat dhe deklarimet e sipërcituara, mbështetet ekzistenca e dyshimit se personi në fjalë mund të largohet jashtë vendit, duke iu shmangur drejtësisë”, – shkruan më tej Prokuroria në kërkesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME