Categories Lajme

Zbulohet Skandali/ Kryeministri britanik edhe pse i martuar, ka joshur dhe ka…

Detaje të forta dalin për kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson sa i takon jetës së tij private. Në një libër të publikuar së fundmi nga Tom Bower të titulluar “The Gambler” thuhet se Johnson ka kaluar natën me një femër tjetër në resortin e skive në Davos kur ndodhej në Forumin Ekonomik Botëror, 7 vite më parë. Një pjesë e librit që është botuar në “The Mail on Sunday” thuhet se në atë kohë Johnson ishte kryebashkiak i Londrës. Atë natë Boris u largua nga darka me George Osborne pa e paguar pjesën e tij të faturës.

Kur u kthye më vonë Osborne i tha: “Pa shiko. Lideri i qeverisjes lokale të Anglisë mbërriti”.
Boris e pyeti “Dëshiron një pije?” Dhe kur Osborne tha “po”, ai e ktheu prapa: “Atëherë merre një!”

Libri pretendon se edhe pse ishte i martuar, Johnson kishte një lidhje intime me amerikanen Jennifer Arcuri. Jeta personale Johnson dihet që ka qenë mjaft e larmishme. Ai u martua me gruan e parë Allegra Mostyn-Owen, të cilën e takoi në Universitetin e Oksfordit, në 1987 kur të dy ishin 23 vjeç. Por ata u ndanë pasi Boris kishte një lidhje tjetër me Marina Wheeler.

Ai u martua me Marinën në 1993, por pati një lidhje me Petronella Wyatt, më pas me gazetaren Anna Fazackerley, por edhe analisten e artit Helen Macintyre. Boris dhe Marina u ndanë në 2018 dhe ai tani është i fejuar me Carrie Symonds me të cilën ka edhe një djalë që lindi në prill të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME