Categories Lajme

ZERO shanse për patentë me lekë! Monitorim 360°, GPS dhe kamera full HD/ Testi praktik livestreamin

Shumica e aksidenteve në Shqipëri, ndodh për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve. Shpesh hidhen fjalë që rëndom thuhen: E ke marrë patentën me lekë. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor për herë të parë në rajon do të implementojë vjeshtën e tij viti një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B, autoveturat.

Në kuadrin e nismave të reja drejt inovacionit , projekti do të mundësojë monitorim 360 gradë me audio dhe figurë, livestreaming në kohë reale, gjurmim me GPS të vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar nga kandidati, menaxhim dhe analizë të videove dhe video-kamera full HD All in One (NVR), si fjala e fundit e teknologjisë për modernizimin informatik të monitorimit, duke garantuar një proces transparent dhe objektiv për kandidatin dhe autoshkollat.

Sistemi i monitorimit të testimit praktik, do të pasojë testin teorik të rishikuar për lejedrejtimin e kategorisë B, si dhe sistemin e ri të lejedrejtimit i cili po testohet në të gjitha drejtoritë rajonale të DPSHTRR.

Sisteme të tilla operative dhe të informatizuara do të sigurojnë një monitorim intereaktiv dhe në kohë reale të të gjitha proceseve duke filluar nga pranimi, testimi e deri te lëshimi i leje drejtimit sipas standardeve më të larta.

Nisma të tilla nxisin ndërgjegjësimin e kandidatëve për të qenë sa më të përgatitur në testim dhe mbështesin e promovojnë sigurinë rrugore.

“Leje drejtimi e merituar, siguri rrugore e garantuar”, është mesazhi që lexohet në një video ku tregohet e gjithë praktika monitoruese që do ndiqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME