Categories Lajme

Zëvendëspresidentja bullgare: Të regjistrohen me transparencë bullgarët e Shqipërisë!

Zëvendëspresidentja bullgare, Iliana Iotiova, thekson se Bullgaria mbështet anëtarësimin e vendit tonë në BE, proces që sipas saj duhet bërë veçmas nga ai i Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria mbështet integrimin evropian të Shqipërisë e cila është një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Evropës. Ne mbështesim qasjen e BE-së, se çdo shtet duhet të ecë sipas progresit të vet në procesin e negociatave dhe të gjykohet mbi bazën e meritave individuale.”

Vizita e zëvendëspresidentes Iotova, ka përkuar me nisjen e regjistrimit të ri të popullsisë në Shqiperi ku bullgarët do të kenë mundesinë e parë për të shprehur identitetin e tyre kombëtar pasi që nga viti 2017 janë njohur zyrtarisht si minoritet nga qeveria Rama.

“Fokusi i bisedimeve të mia në Tiranë është regjistrimi i ri i popullsisë në Shqipëri që nis këtë të hënë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për pakicën kombëtare bullgare. Për herë të parë që nga njohja e tij zyrtare në vitin 2017 në Shqipëri si pakicë etnike, komuniteti bullgar do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Ky proces duhet të jetë transparent dhe atyre duhet t’ju ofrohen të gjitha kushtet që të mund të tregojnë lirisht origjinën dhe përkatësinë e tyre etnike. Respektimi i të drejtave të pakicave, sigurimi i kushteve për mësimi i gjuhës amtare, për të ruajtur traditat dhe zakonet, për të pasur të gjitha të drejtat siç kanë të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë është jashtëzakonisht i rëndësishem për rrugën e suksesshme drejt anëtarësimit në BE”, tha Iotova për Klan News.

Iotova veçon vendimarrjen e qeverisë Rama dhe në veçanti të kryeministrit në njohjen zyrtare të komunitetit bullgar si minoritet gjashtë vite më parë.

“Dua që të vlerësoj rolin vendimtar të kryeministrit Edi Rama, për të bërë njohjen zyrtare te komunitetit bullgar. Te gjithe zyrtaret shqiptarë që nga presidenti Begaj, zv kryeministrja Balluku e ministri i Brendshem, Taulant Balla me garantuan se do të kujdesen edhe në vijim për pakicat e ndryshme etnike duke respektuar traditat dhe zakonet e tyre, ndryshe nga disa fqinjë tanë, me të cilët kemi probleme në këtë drejtim. Ata me siguruan se regjistrimi i ri i popullsise do të bëhet sipas standardeve evropiane, në mënyrë transparente dhe me fushatë shpjeguese. Dua të besoj në thënien e kryeministrit Rama se për shkak të traditës, ne jemi mësuar të bashkëjetojmë më së miri me njëri-tjetrin, dhe kur një mysafir vjen në një shtëpi shqiptare, ajo shtëpi i përket edhe të zotit, edhe të mysafirit të tij.”

Iotova u bëri thirrje përfaqësuesve të komunitetit bullgar që pa frikë të identifikohen si bullgarë gjatë rregjistrimit të ri të popullsisë në Shqipëri që nis ditën e hënë.

“Duhet që të ketë një fushatë shpjeguese edhe për bullgarët në zonat e vështira për t’u arritur në mënyrë për t’i nxitur ata për të marrë pjesë në regjistrimin e ri të popullsisë për të deklaruar identitetin e tyre. Shqetësim kryesor është ndërhyrja e emisarëve të bashkësive të tjera etnike që po mundohen që të detyrojnë bullgaret etnike të deklarohen se gjoja janë maqedonas. Kjo është një fushatë jashtëzakonisht keqdashëse, e padenjë për shekullin e 21-të, sepse njeriu duhet të jetë i lirë për të mbrojtur identitetin e tij. Kam marrë garancinë e autoriteteve shqiptare se nuk do ta lejojnë këtë, por më e rëndësishmja është që ne të jemi vigjilentë, sidomos ata që veprojnë në terren.”

Krahas takimeve me personalitete shqiptare zëvendëspresidentja bullgare u takua me rektorin e universitetit të Tiranës, Artan Hoxha si dhe takoi nxënës dhe mësues të shkollës në gjuhën bullgare në Elbasan. Rreth 200 studentë dhe mbi 90 doktorantë nga Shqipëria me origjinë bullgare studiojnë në universitetet në Bullgari. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME