Categories Lajme

Zgjedhjet e ardhshme/ Meta: Mbi 50 për qind e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendore do të jenë të rinj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka garantuar se mbi 50 për qind e kandidatëve të PL-së në këshillat vendore do të jenë të rinj e te reja.

Gjatë një takimi me anëtarët e rinj të kësaj force politike, Meta u shpreh se shume shpejt do të fuqizojnë rolin e të rinjve në vendimmarrje.

Sipas tij, Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje.

“Kënaqësi të dëgjoja sot disa nga anëtarët më të rinj të Partisë së Lirisë.

Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.

I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja.

Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje.

Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana”, shkruan Meta në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME