Categories Lajme

“Zgjedhorja”, Ivi Kaso tregon propozimet e PD: Partitë 100% financim publik, opozita ka besimin e qytetarëve

Sekretari i për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga tryeza e Reformës Zgjedhore.

Para medias Kaso tha se Partia Socialiste kishte kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike për financim 100% nga shteti. Po ashtu ai tha se dhe LSI nuk ishte dakord, pasi kërkon një sistem miks.

“Propozimet janë detajuar edhe në nivel teknik dhe së shpejti nga ekspertët e opozitës së bashkuar në funksion të punës që mblidhen në selinë e PD do të materializohen me një draft konkret.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre me pikat e dobëta që lidheshin me financimin dhe që duhet të adresoheshin. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre për 100% të financimit publik. I takon klasës politike që të miratohet dhe zbatohet”, tha Kaso.

Sekretari i PD komentoi dhe përplasjet e brendshme në opozitë ku shtoi se propozimi i PD është drastik, ku shteti financon 100% partisë, por aleatët kanë pasur dhe formula të tjera, por nuk janë shumë larg tyre.

Më tej Ivi Kaso u shpreh se opozita tashmë ka një qëndrim të konsoliduar dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Opozita ka përfunduar procesin e riorganizmit dhe ka besimin e shqiptarëve. Opozita me anë të ekspertëve do të bëjë çfarë është e mundur që propozimet e saj të detajuara të jenë në dispozicion të publikut sa më parë që të jetë e mundur. Hapat e tjerë të miratimit formal që duhet të kalojë reforma dalin tej mundësive tona dhe nuk mund të parashikojmë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME