Categories Lajme

Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Kriporja është në Vlorë, çdo ngjarje do një çik kripë

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka folur sërish rreth zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, ku që prej fillimit të muajit gusht nuk ka më asnjë gjurmë prej tij.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, gazetari është pyetur se çfarë mendimi ka për zhdukjet e fundit, duke iu referuar asaj të “mbretit të lojërave të fatit”.

Hoxha la të nënkuptohet se në këtë ngjarje, janë të përfshira grupet kriminale nga Vlora. Ai tha më tej se grupet kriminale nga Vlora dhe Shkodra, zakonisht nuk dalin nga zonat e tyre, pasi i “ha këneta e Durrësit”, siç i quajti ai grupet kriminale të Shqipërisë së Mesme, por sipas tij, tek kjo ngjarje janë të përfshirë vlonjatet.

“Si do që të dridhem, ngado që ta kap seç më hyn Vlora prap në lojë, nuk di ça ti bëj. Vlonjatët dhe shkodranët kanë një gjë të mirë. Vlonjatët nuk e kalojnë Vjosën, ndërsa shkodranët nuk e kalojnë Bunën, janë atje brenda për brenda. Të dyja palët kanë një të keqe, kur dalin i ha këneta e Durrësit. Kështu, që më mirë mbajnë atë distancën, atje tëk habitati i vet. Por, tek këto ngjarjet e fundit, për dreq vlonjatet janë brenda. Kriporja është në Vlorë, çdo ngjarje do një çik kripë se me sheqer ajo të ballajdis” u shpreh Artan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME