Categories Lajme

Zhdukja pa gjurmë e “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë u dirigjua nga burgu, si urdhrat jepeshin nga qelia nga personi A.T

Gjashtë persona dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të dy personave në qytetin e Sarandës, më konkretisht Leonard Thodhori njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari. Nga hetimet e kryera deri më tani, ka dyshime të forta se pjesëmarës në këtë ngjarje të rëndë është dhe një i dënuar me burgim të përjetshëm. Personi në fjalë është i identifikuar me inicialet A.T, nga veriu i Shqipërisë, raporton Elton Qyno, gazetar në “Ora News”.

Po cili ka qenë roli i të dënuarit?

Dyshohet se i dënuari përjetë ka orientuar njerëzit nga qelitë e burgut ku vuan dënimin, kjo për shkak se ai ka miqësi dhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në të njëjtin burg, me të dyshuarin tjetër të kësaj ngjarje, shtetasin Ledjan A. nga Saranda.

Policia kriminale e Vlorës dhe e Sarandës pas mbledhjes së provave: Dyshohet të jetë urdhëruar nga burgu

Informacionet e mbledhura dëshmojnë se rrëmbimi dhe më pas vrasja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dyshohet të jetë dirigjuar nga ambientet e burgut. Ngjarja lidhet me përplasjen për trafikun e hashashit dhe kokainës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe ishullit të Kusturit, biznes ky që gjatë këtyre 6 muajve solli një seri vrasjesh të ndodhura në Sarandë, Tiranë dhe shtetin grek.

“Koçolja” dhe Sulovari, u zhdukën në rrethana misterioze në 6 Prill 2023, teksa shihen në pamje filmike që hipin në një Benz-Mercedez me targa greke dhe nuk dihet ende dhe sot ku ndodhen trupat e tyre.

Për këtë ngjarje vetëm një person është arrestuar, Sofokli Baxheri, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Baxheri ka dijeni mbi identitetin e personave që kanë përdorur vilën e marë me qira dhe benzin e përdorur në rrëmbimin e dy personave, por nuk është treguar bashkëpunues. Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ia kishte dhënë me qira një personi që jetonte jashtë shtetit dhe nuk e njihte.

Por policia dhe Prokuroria e Sarandës, janë të bindur që në këtë shtëpi kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME