Categories Lajme

Zhvillimet në PD, Mustafaj: Kam parë mijëra CV, të paktën 500 ishin më të mirë për kryetarë se Basha

Për analistin Besnik Mustafaj Partia Demokratike ka burime të shumta njerëzore. Duke komentuar zhvillimet dinamike në selinë blu, i ftuar në studion e ABC Live, Mustafaj tha se si pjese komisionit të verifikimit të kandidatëve ka parë mijëra CV. Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha. “Nëse nisemi nga faktet satutore Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij. Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar. Nga ana tjetër a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD. Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statusore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike. Nëse hyjnë në garë tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme. Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha. Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë”, u shpreh Mustafaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME