
Një tjetër vatër aktive zjarri është regjistruar brenda 24 orë në Vlorë. Raportohet se flakët kanë përfshirë kodrën në afërsi të fshatit Dukat.
Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj të zonës. Zjarri po përhapet me shpejtësi, pasi favorizohet edhe nga era.
Mësohet se ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Me parë një vatër zjarri është riregjistruar edhe ne fshatin Treblove.