Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e spitalit COVID3, ku ka rënë një vatër zjarri. Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus. Ngjarja është regjistruar pak momente më parë.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar. Zjarri ka rënë në një nga zyrat e një prej mjekëve të këtij spitali, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një rezistencë.