Lajme

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Tiranë, evakuohen menjëherë banorët

Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën  “Kongresi i Përmetit” në Tiranës. Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije janë regjistruar vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve të pallatit.

Tiranë/ Informacion paraprak, Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: