Categories Lajme

Zmadhoi të pasmet, ndërron jetë 46-vjeçaja pas operacionit plastik

Një nënë nga Britania ka vdekur në spital teksa po kryente një ndërhyrje plastike për rritjen e të pasmeve në një klinikë gjysmë-ilegale në Brazil.

46 vjeçarja Ronilza Johnson, rezidente në Britani, ndërroi jetë në spitalin e qytetin brazilian Anapolis natën e 1 majit. Ajo ishte shtruar aty më 31 mars, pas komplikacioneve të operacionit të zmadhimit të të pasmeve në një klinikë klandestine në të njëjtin qytet një javë më parë.

Kirurgu që kreu procedurën e dështuar është emëruar nga autoritetet si Lucas Santana dhe policia thotë se do të ngrejë akuzat për praktikim të paautorizuar të profesionit të mjekut dhe keqinterpretime profesionale.

Ronilza jetonte në Angli dhe po vizitonte babanë e saj Brazil siç bënte çdo vit. Ajo kishte vendosur të kryente procedurën pas rekomandimit të disa miqve.

Santana kishte injektuar në të pasmet e Ronilza-s polimetril metakrilat, i njohur ndryshe si PMMA. Procedura nuk është e ndaluar, por as e rekomanduar nga shoqëria braziliane e mjekëve.

Përbërësi kimik shkaktoi infeksione serioze në trupin e Ronilza, që sollën kalbje të mishit dhe plagë të hapura. Kur u dërgua në spital një javë pas procedurës, ajo raportoi në polici të dyshuarit me telefon.

Ronilza pagoi $1500 (9,000 real brazilianë) për ndërhyrjen në të pasme dhe në hundë, për të cilat policia thotë se janë kryer në mënyrë ilegale.

I dyshuari i dytë i përmendur prej tyre është Thierry Cardoso, student mjekësor në Bolivi. Policia ka bërë kontrolle në shtëpinë dhe klinikat e të dyshuarve, ndërsa thotë se hetimet vazhdojnë. Ronilza Johnson la pas një vajzë të quajtur  Amberly Johnson, raporton Daily Mail.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME