Categories Lajme

Lamtumira për çiftin në Librazhd, në v.arrim vetëm vajza, djali sillet në Tiranë

Familjarë, miq dhe të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit pasditen e sotme çiftin Daut dhe Lule Gjokola. Djali i tyre, i cili ishte dëshmitar i tragjedisë familjare, duke parë fillimisht ti vr.itet e ëma nga babai i tij dhe më pas të fundit duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, është sjellë në Tiranë për trajtim në gjendje të rëndë psikologjike.

Në ceremoninë e v.arrimit mori pjesë vetëm vajza e çiftit, edhe ajo e shoqëruar nga ambulanca dhe shumë njerëz.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes (6 shtator) në lagjen “Shkumbin”. 53-vjeçari Daut Gjokola vrau me thikë bashkëshorten, Lulen, dhe pas krimit u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.

Rezulton se ngjarja e rëndë ndodhi pasi çifti i bashkëshortëve ishin kthyer në shtëpi.

K.rimi ka ndodhur në prani të djalit të tyre. 49-vjeçarja është transportuar fillimisht në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Daut dhe Lule Gjokola janë prindër të dy fëmijëve ndërsa ende nuk dihen arsyet e kr.imit të dyfishtë. Paraprakisht dyshohet se shkak është xhelozia, por do të jenë hetimet që do të zbardhin më tej kr.imin e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME