Categories Lajme

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në 8 prill në qytetin francez Grenoble, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve nga prokuroria, viktima është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen Villeneuve–Village-Olympique, një zonë e njohur edhe për aktivitet të trafikut të drogës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje pak para orës 01:00, pas raportimeve për të shtëna me armë. I riu kishte marrë plagë nga plumbat në shpinë dhe në kofshë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja. Autoritetet dyshojnë se ai ka qenë objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit, pasi është qëlluar ndërsa kishte shpinën nga agresori.

Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte precedentë penalë dhe ishte dënuar më parë për trafik droge dhe akte dhune. Gjithashtu, në muajin shtator ai ishte përfshirë në një rast dhune ndaj motrës së tij. Burimet bëjnë të ditur se ai vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte qenë i shtruar në spital, pa pëlqimin e tij.

Prokuroria thekson se është ende e paqartë nëse vrasja lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën kriminale të viktimës, përfshirjen e tij të mundshme në trafikun e drogës, apo thjesht praninë e tij në atë zonë në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër person, 36 vjeç, është paraqitur vetë në polici me një djegie në gju, e shkaktuar nga mbetjet e të shtënave. Ai është ndaluar për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e njësisë kriminale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje vijojnë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME